Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se të gjithë banorët të cilëve ju është dëmtuar shtëpia nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, e kanë marrë dhe do t’a marrin shtëpinë e re, falas, përcjell InLajmi.
Kryeministri Rama reagoi pas lajmeve të publikuara, se banorët do të marrin shtëpi por do të paguajnë një kredi të butë, ku tha se këto janë lajme të rreme dhe se Shqipëria pas këtij tërmeti u rindërtuan të gjithë familjeve të prekura dhe se janë të pavërteta se banorët paguajnë ndonjë shumë për këto ndërtime.
Postimi i plotë i tij:
LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!/InLajmi/