Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi këtë të hënë iu bëri thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal, përcjell InLajmi.
Nga kjo Ministri njoftuan se të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë dhe në të njejtën ditë.
Tutje ata shtuan se në vendin tonë numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël.
Njoftimi i plotë i tyre:
Të dashur qytetarë,
Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj.
Së këndejmi, Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.
Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.
Vaksinat mbrojnë! /InLajmi/