Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, këtë të hënë njoftoi se komuna ka filluar të vendos kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës, përcjell InLajmi.
E vendosja e këtyre kamerave sipas Musmuratit ka filluar për të parandaluar e minimizuar rastet e dhunës në shkolla.
Postimi i saj i plotë:
Plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. /InLajmi/