Me rastin e fillimit të punimeve për rehabilitimin e hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë foli kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim të mëtejmë të vendit tonë, përcjell InLajmi.
Kurti theksoi se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues.
Sipas kryeministrit me anë të kësaj linje do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h dhe kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit, shtoi kryeministri./InLajmi/