Ish-kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli tash e 2 vite së bashku me krerët e tjerë të UÇK-së është duke u mbajtur në burg nga Dhomat e Specializuara të Hagës, përcjell InLajmi.
Ndërsa Klestori djali i Kadriut falënderoi popullin e Kosovës për përkrahjen që po ia dhurojnë familjes së tij në këtë periudhë të vështirë gjatë të cilës Veseli po mbahet në Hagë.
Veseli tha se xhaxhallarët e tij nuk e panë babanë me vite gjatë kohës së luftës në Kosovë e tani përsëri po sfidohen me mungesën e tij.
Postimi i plotë i tij:
Axhallarët e mi gjatë luftës me vite nuk e panë babin, pas luftës prap ballafaqohen me sfida, mbase edhe të panevojshme. Populli ai i cili si në luftë ushqej ushtarët tanë, përfshirë babin, edhe sot më përkrahjen që jep na shtyen përpara që të ballafaqohemi me çdo sfidë. Si familje ju jemi mirënjohës e në këtë sfidë jemi të gjithë të bashkuar. E çlirimtaret, ata janë të fortë si gjithmonë. /InLajmi/