Gazetarja Kimete Berisha, ka kritikuar ashpër ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçlën, përcjellInLajmi.
Ajo thotë se Sveçla duke publikuar fotografi me Policinë e Kosovës, të cilët duken të uritur e joseriozë, po e poshtëron shtetin.
Berisha thotë se teksa bandat serbe janë me kallashnikovë në veri, Sveçla po e shfaq mjerimin në të cilën ndodhen Policia e Kosovës.
Sipas Berishës, Sveçla po e qeras armikun, duke i treguar se shteti këta policë i ka lënë pa bukë e pa ujë, e në gjendje të mjerueshme.
Postimi i plotë i saj:
Çfarë idioti!
Bandat serbe me kallashnikovë,
e Xhelal Sveçla i ekspozon policët shqiptarē grumbull mbi një tavolinë duke e hapur me sukses tegllën me speca turshi.
Policia në fotografi duhet të duken seriozë, të ngopur dhe gjithmonë (ama gjithmonë) në këmbë…e jo të uritur (përmbys mbi tepsi).
– Çfarë mesazhi është ky i ministrit të policisë?
– Pse i poshtëron policët dhe pse e poshtëron shtetin që i ka lënë policët pa bukë e pa ujë!
– Pse nuk e fsheh mjerimin?
Çfarë zori e ka ministri të postojë fotografi që e zbulojnë dështimin e thellë të shtetit?!
– Pse e qeras armikun, duke ia treguar të vërtetën, pafuqinë e një shteti që nuk ka as ushqim për policinë.
P.S. Fotografoji edhe duke fjetur – më i poshtër nuk bëhesh. /InLajmi/