Kosova më 15 dhjetor e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, përcjell InLajmi.
Deri tani, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Republika Çeke, Gjermania, Italia, Franca, Lituania, Estonia, Finlanda, Holanda, Luksemburgu, Austria dhe Bullgaria e kanë mbështetur këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Kështu, presidentja e vendit Vjosa Osmani në rrjetin social Twitter ka falënderuar liderët e këtyre shteteve për mbështetjen.
Pak ditë më parë, ajo e ka quajtur si ditë historike aplikimin e Kosovës në BE, duke thënë “Ne e zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë”. /InLajmi/
Thank you Montenegro 🇽🇰 🇲🇪 🇪🇺
Hvala @predsjednik_cg https://t.co/Uw25bOl74v— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 16, 2022
Thank you/ Благодаря, Bulgaria! 🇽🇰🇧🇬 https://t.co/mxxEzaQ1R2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 17, 2022