Më 18 dhjetor me fillim nga ora 20:00 do të luhet finalja e madhe e garës më të madhe në futboll, Kupës së Botës.
Argjentina do të luajë kundër Francës, derisa lojtarët protagonistë deri tani kanë qenë pikërisht nga këto dy kombëtare.
E lojtarët e këtyre kombëtarëve janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me nga 5 gola secili, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, artisti kosovar Alkent Pozhegu ka krijuar në mozaik me drithëra dy lojtarët kryesor të kombëtareve finaliste, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.