Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu reagoi këtë të shtunë në lidhje me pretendimet e mediave serbe se 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën, përcjell InLajmi.
Musliu tha se Serbia ka esklaluar, kështu që duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore.
Sipas tij shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër.
Postimi i plotë i tij:
Serbia ka eskaluar – duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore
Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë.
Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën.
Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një një fotografi e kamionëve ushtarakë turq, ku ka pasur edhe komente të shqiptarëve. Dhe, serbët janë dridhur dhe kanë krijuar sulm informativ, duke dashur që ta godasin Kosovën dhe Turqinë.
Kombinacion dezinformatash! /InLajmi/