Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas mbajtjes së qytetares së Kosovës Rada Trajkoviç në kushte të rënda në kufirin Kosovë-Serbi, përcjell InLajmi.
Pacolli tha se është e pakuptueshme dhe jo ligjore e as korrekte që Trajkoviç të mbahet në kushte jo-njerëzore në kufirin Kosovë-Serbi dhe e njëjta është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai shtoi se bota demokratike duhet të reagojë pa hezitim në lirimin e zonjës Trajkoviç të cilës i nevojitet trajtim mjekësor.
Postimi i plotë i tij:
Është e e pakuptueshme, jo ligjore e as korrekte që qytetarja e Kosovës Rada Trajkoviç të mbahet në kushte jo-njerëzore në kufirin e Kosovës e Serbisë. Bota demokratike duhet të reagoj pa hezitim në lirimin e zonjës Trajkoviç e cila përndryshe është e semurë dhe i nevojitet trajtimi mjekësor./InLajmi/