Këtë të enjte, Google edhe zyrtarisht lansoi mbështetjen për Matter në pajisjet Nest Home dhe Android. Matter është një platformë e mençur e re dhe e unifikuar e cila ndihmon ndërveprimin midis ekosistemeve dhe lejon që një platformë të marrë hua mbështetjen e një pajisjeje të papajtueshme.
Gjiganti amerikan ka shtuar mbështetjen për platformën Matter në Nest Mini, Nest Audio, Nest Hub, Nest Hub Max, Nest Wi-Fi Pro, Google Home dhe te Google Home Mini. Kjo do të thotë se nëse ju tashmë e keni nën pronësi njërën nga këto pajisje, Matter do të veprojë si një urë lidhëse midis internetit dhe pajisjeve të tjera të përputhshme me Thread të shtëpisë tuaj.
Google konfirmon se më shumë pajisje Nest, duke përfshirë edhe Nest Thermostat dhe Nest Wi-Fi i thjeshtë do të përditësohen në vitin 2023. Telefonat Android do të mbështesin gjithashtu pajisjet Matter dhe do të integrohen me Fast Pair për të shtuar me shpejtësi një pajisje të re në shtëpinë tuaj, shkruan GSM Arena
Gjithashtu Google do të sjellë mbështetjen e Matter në versionin iOS të aplikacionit Google Home në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi një pajisje të jetë në rrjetin tuaj të shtëpisë, çdo aplikacion i pajtueshëm me Matter do të jetë në gjendje ta kontrollojë atë.
Matter përdor Wi-Fi dhe Protokollin “Thread” për të komunikuar me pajisjet e mençura shtëpiake, në mënyrë që vetë pajisjet e mençura të shtëpisë të mund të bëhen si nyje në një rrjet në shtëpi. Në këtë mënyrë, komandat për pajisjet e mençura të shtëpisë nuk kanë nevojë të kërcejnë në një sistem të bazuar në cloud, duke reduktuar varësinë nga shërbimet cloud dhe duke reduktuar vonesën midis komandës dhe reagimit, transmeton Telegrafi.
Amazon gjithashtu ka konfirmuar se 30 nga pajisjet e saj Echo do ta marrin mbështetjen për Matter dhe Thread, ndërsa Apple veçse lëshuar mbështetjen për Matter dhe Thread në pajisjet e saj HomePod Mini dhe Apple TV 4K.