Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dënimit që mori ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, përcjell InLajmi.
Lushtaku tha se ky dënim ndaj Mustafës vërteton sipas tij ‘’padrejtësinë speciale’’ ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona, ai gjithashtu tha se ky trup gjykues ka dënuar pa fakte.
Ai i’u drejtua dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku tha se ajo as edhe nuk është munduar të komentojë sa i përket kësaj çështje andaj shtrohet pyetja se a qëndron ajo me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë barbare, u shpreh Lushtaku.
Ai tha se e vlerëson fjalët e kryeministrit Kurti sa i përket rasit dhe UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Calit, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona.
Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte.
Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet!
Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani.
Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?
Shprehu znj. Osmani?!/InLajmi/