Stuhitë dhe tornadot e dimrit që po godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në 6-të shtete.
Siç raportojnë media të ndryshme, më shumë se 45.000 banorë në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar edhe në Ëisconsin, Michigan, Minesota, Pensilvani dhe Virxhinian Perëndimore.
Vetëm në Wisconsin, 70.000 banorë janë pa energji elektrike që nga e enjtja në mëngjes, transmeton ATSH.
Ndërkohë, në Florida dhe Xhorxhia, miliona njerëz janë ende në paralajmërime për tornado dhe paralajmërimi pritet të përfundojnë këtë të premte.