Një aksident ka ndodhur mbrëmë mes trenit dhe një veture afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar, raporton RTK.
“Hetuesit e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) janë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit”, ka thënë kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri.