Një grua ka rënë nga ndërtesa në lagjen Emshir në Prishtinë e cila ka pësuar lëndime trupore, shkruan InLajmi.
Personi në këtë rast i gjinisë femërore ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, policia është duke punuar bashkë me prokurorinë përkatëse për të sqaruar rrethanat qe lidhen me rastin. Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për InLajmin
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” tha Ahmeti për InLajmin.


















