Ndonëse dita e gjashtë, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Mitrovicës, konkretisht në Jarinjë. Përpos që nuk po largohen, nga mbrëmë nisën edhe të shtohen kamionët apo mjetet e rënda në pika të caktuara kufitare.
Përfaqësues të BE’së e Amerikës bënë thirrje drejt serbëve që të lirohen rrugët për qarkullim, por nuk u morën parasysh.
Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha ka deklaruar se ka pritur intervenim të forcave të NATO’s këtu.
Serbët lokalë, të dirigjuar nga Beogradi, përpos që nuk po largojnë barrikadat në veri, presidenti Aleksandër Vuçiq ka shtruar kërkesë te KFOR’i që të vendosin forca ushtarake në atë pjesë të Kosovës, kjo bazuar në rezolutën 12/44.
Se Serbia e ka këtë të drejtë, deklaroi sot ambasadori amerikan atje, Christopher Hill.
Lidhur me këtë situatë, deputeti i PDK’së, Hisen Berisha ka thënë për Periskopin se thirrjet e ndërkombëtarëve nuk po funksionojnë dhe se do duhej intervenim direkt, për Periskopin.
‘’Ajo çka për mua përbën shqetësim është se edhe përkundër deklaratave të z. Escobar ose përfaqësues special, të tërhiqen barrikadat, aty po vazhdon të ketë bllokime dhe ka pamjaftueshmëri politike në deklaratat e tyre dhe Serbia nuk është shtet që merr vesh me deklarata dhe unë kam pritë që përfaqësuesit të intervenojnë përmes mekanizmave të NATO’s që ta zhbllokojnë situatën në veri.’’,ka thënë ai.




















