Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të enjte mbajti fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku gjatë fjalimit tha se “nuk do të zmbrapsem as atëherë kur më sulmoni me pamjen time”, përcjell InLajmi.
E kësaj deklarate i reagoi me një gjuhë mjaftë të ashpër deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.
Musliu tha se presidentja Osmanit do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë.
Deputetja e PDK-së, shkoi edhe më larg ndërsa theksoi se presidentja do të mbahet në mend edhe si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.
Postimi i saj i plotë:
Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:
A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.
Ti mund të jesh çka do përveç presidente. /InLajmi/