Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të enjten, njoftoi byroja e motit të ishullit, transmeton InLajmi.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 5.7 km.
Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të 2 pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve, shkruan Reuters.
Më shumë se 100 njerëz u vranë, si pasojë e termetit në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2.000 njerëz në 1999. /InLajmi/