Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së mërkurë kanë bërë që të përmbyten disa rrugë në fshatin Peqan të Suharekës.
Në pamjet që janë shpërndarë shihet se rrugët janë të mbushura krejtësisht me ujë.
Përmbytje pati edhe në Osekhylë, fshat i Gjakovës dhe në Gjilan.
Ndërsa këtë javë pati vërshime edhe në qytetin e Pejës, për të cilat nuk është raportuar se kanë shkaktuar ndonjë dëm, shkruan Gazeta Express.
Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës ditë më parë kishte paralajmëruar se vërshime mund të ketë në të gjithë Kosovën, por më theks në rrafshin e Dukagjinit.
