Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore ka deklaruar se situata në komunat tjera të veriut, nuk po ndikon në veri të vendit.
Sadiku në Politiko është shprehur i bindur se nuk ka asnjë konflit ndëretnik në veri të Mitrovicës, dhe se situata atje është sinjal që po i afrohemi një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve, shkruan Gazeta 10
“Shpresojmë që më në fund mas 23 vitesh, e meritojmë të jetojmë të qetë të gjithë. Tensionet janë me vazhdime. Jemi në pyetje 5 kilometra katror. Mitrovica është qytet urban. Ngjarjet që po ndodhin këtu po harrohen, Rudari është në komunë tjetër, Leposaviçi po ashtu. Gjendja nuk është siç duhet të jetë, por gjendja është shumë afër normales pasi barrikadat janë të vendosura në komuna tjera, larg Mitrovicës. Zhbllokimi do të vjen shumë shpejt. Ruane këtë qytet, pasi sytë janë kah Prishtina, Beogradi, Uashingtoni e Brukseli. Qyetarët janë lodhur. Nuk ka asnjë konflikt ndër-etinik. Por, ky është çmimi që po i afrohemi një finale mes 2 shteteve. Jemi afër fundit të ndeshjes”,tha Sadiku.