Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell InLajmi.
Ajo tha se Escobar e ka anuluar rezolutën 1244 duke e marrë rolin e Këshillit të Sigurimit por që sipas saj nuk është e drejtë anulimi i kësaj rezolute dhe nuk është e drejtë që karta e OKB-së të mos vlejë për Serbinë.
Bërnabiq gjithashtu tha se deklaratat e Kurtit nuk po dënohen nga BE dhe se të gjitha anulimet e marrëveshjeve për Serbinë e mjegullojnë atë se si duhet vepruar.
Postimi i plotë i saj:
Escobar e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres Viola von Cramon, të njohur edhe Raportuesja për Kosovën, e ka anuluar Rezolutën 1244.
Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë të organizojnë sesione të Këshillit të Sigurimit, kjo trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tash e tutje
Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë, dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston siç thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë sepse ju liderët besoni se nuk duhet, atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka pyetur ajo./InLajmi/