Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur ditën e martë është vendosur që nga qeveria të ndahen 5.800.000 euro, si ndihmë për qytetarët në përballje me inflacionin, raporton InLajmi.
Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.
Në mbledhjen e ekzekutivit u themelua edhe Këshilli shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./InLajmi/