Misioni i KFOR-it njoftoi të martën se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, përcjell InLajmi.

Nga KFOR-i bëjnë thirrje se në situatën aktuale është me rëndësi të veprohet për shmangien e ripërshkallëzimit.

KFOR-i kërkon maturi nga gjithë, ndërsa theksojnë se institucioni i sigurisë mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij në Kosovë.
Njoftimi i plotë nga KFOR-i:
E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin që mori nga kombi i bashkuar./InLajmi/




















