• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 11 dhjetor ndër vite?

V E nga V E
11 December 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
83
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

11 Dhjetori është dita e 345-të e kalendarit gregorian (dita e 346 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 20 ditë.

630 – Profeti Muhamed udhëheq një ushtri prej 10 mijë besimtarësh për të çliruar Mekën. Në prag të sulmit, Ebu Sufjan, sundimtar i Mekes, pranon fenë myslimane dhe dorëzohet pa luftë. Kur u pyet nga Profeti Muhamed, ai pohoi se perënditë e Mekës ishin provuar të pafuqishëm, dhe se “Allahu është Zoti i vërtetë, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”; shprehje, që pas kësaj, do të bëhej pjesa e parë e lutjes në besimin islam.

1792 – Revolucioni Francez: Mbreti Louis XVI del në gjyq para Konventës Kombëtare nën akuzat për tradhti. Mbreti dëgjoi 33 akuzat, që nga “shkelja e sovranitetit të vendit deri te gjakosja e francezëve”, dhe pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk kam pasur frikë shqyrtimin publik të sjelljes sime, por zemra më bëhet copë nga akuzat se unë kam derdhur gjakun e popullit tim, ndërsa kam vepruar gjithmonë nisur nga dashuria për popullin, duke provuar se nuk kam frikë të dal përpara në mënyrë që të kursehet gjaku i tyre”. 26 deputetë munguan në votim, disa abstenuan, sepse mendonin se ishin zgjedhur për të bërë ligje dhe jo për të gjykuar. 26 deputetë bashkangjitën kushte për votat e tyre. Të 690 deputetët e mbetur votuan “po, fajtor”. Asnjë deputet nuk votoi “jo”. Lidhur me masën e dënimit, 310 deputetë kërkuan mëshirë, por 380 të tjerë votuan për dënim me vdekje. Më 21 janar 1793, mbretit iu pre koka nga gijotina në Sheshin e Revolucionit. Ekzekutuesi Henri Sanson, dëshmoi se ish-mbreti e kishte takuar trimërisht fatin e tij.

1926 – Publikohet vëllimi i dytë i librit Mein Kampf – “Lufta ime” nga Adolf Hitler – manifest autobiografik në të cilin udhëheqësi nazist përshkruan ideologjinë e tij politike dhe planet e ardhshme për Gjermaninë. Vëllimi i parë kishte dalë më 1925. Hitleri e filloi këtë libër duke ia diktuar zëvendësit të tij Rudolf Hess, ndërsa ishte i burgosur për “krim politik”, pas puçit të dështuar në Mynih në nëntor 1923. Titulli i librit që Hitleri kishte zgjedhur ishte: “4 vjet e gjysmë (Luftë) Kundër gënjeshtrës, budallallëkut dhe frikës”. Por botuesi i sugjeroi një titull shumë më të shkurtër; “Lufta ime”. Hitleri e shkroi librin kryesisht për ithtarët e nacional-socializmit (nazistët). Për shkak të përmbajtjes raciste, si dhe efektin historik të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustin, “Mein Kampf” shihet si libër shumë i diskutueshëm. Kritika nuk ka ardhur vetëm nga kundërshtarët e nazizmit; diktatori fashist Italian, aleati nazist Benito Musolini thoshte se “Mein Kampf” ishte një libër tepër i mërzitshëm dhe plot klishe. Kryeministri britanik Winston Churchill ka shkruar se pas ardhjes së Hitlerit në pushtet, asnjë libër tjetër, përveç Mein Kamfit, meriton shqyrtim më intensiv. Ndërsa Kenneth Burke, teoricien letrar dhe filozof amerikan shkroi se retorika e librit Mein Kampf zbulon mesazhin themelor të qëllimeve agresive të Hitlerit. Në kohën e vetëvrasjes, vendbanimi zyrtar i Hitlerit ishte në Mynih; si rrjedhojë, pasuria e tij, duke përfshirë të gjitha të drejtat e autorit të librit Mein Kampf, kaloi në pronësi të shtetit të Bavarisë. Sipas ligjit gjerman, teksit i librit Mein Kampf është planifikuar të bëhet zotërim publik (pa të drejta autori) më 1 janar 2016, 70 vjet pas vdekjes së autorit. Libri ka parë shumë botime në vende e gjuhë të ndryshme. “Mein Kampf” u botua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012 me një shënim se libri “Lufta ime” shërben si kujtesë se çfarë mund të sjellë ekstremizmi. Por autoritetet shqiptare ndërhynë, duke thënë se me botimin e librit është shkelur e drejta e autorit, që zotërohet nga shteti gjerman i Bavarisë. Çështja ishte nën shqyrtim ligjor, të pakën deri nga mesi i vitit 2012.

1934 – Amerikani Bill Wilson (1895-1971) bashkë-themelues i shoqates Alkoolikët Anonimë (AA), merr pijen e fundit dhe hyn për trajtim për herë të fundit. Shoqata ndërkombëtare AA, ka sot më shumë se 100 mijë degë a grupe, ku alkoolikët ndihmojnë njeri-tjetrin për të hequr dorë nga pija.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara, pasi amerikanët i shpallën luftë Perandorisë së Japonisë më 8 dhjetor, një ditë pas sulmit ndaj bazës amerikane të marines në Pearl Harbor. Edhe Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, i shpallin luftë Gjermanisë dhe Italisë.

1946 – Themelohet Fondi Emergjent i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, fillimisht, për të ndihmuar me ushqime, veshje e barna fëmijët dhe nënat në vendet e prekura më rëndë nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, UNICEF është i pranishëm në 191 vende dhe territore në mbarë botën.

1964 – Ernesto Che Guevara flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Ndërkohë kubanë anti-komunistë para ndërtesës protestonin kundër pranisë së major Guevarës; madje një raketë e hedhur me bazooka nga përtej lumit, në Queens, ra rreth 200 metra nga bregu. Shpërthimi tronditi dritaret e selisë së OKB-së, dhe major Guevarën, Ministër kuban i Industrisë, i cili u ndal për pak sekonda, ndërsa kishte mbërritur në atë pjesë të fjalimit të mbushur me sllogane të Kastros kundër Shteteve të Bashkuara. Më pas në sallën e pritjes, Guevara me puro në gojë e me uniformën ushtarake kamuflaz, u shpreh se “shpërthimi e kishte bërë fjalimin e tij edhe më të efektshëm.”

1816 – Indiana u bë shteti i 19-të i ShBA-ve.
1886 – Klubi futbollistik Dial Square FC nga Woolwich, Londër që më vonë do të njihet si Arsenal FC luan ndeshjen e parë duke fituar me rezultat 6-0 ndaj ekipit Eastern Wanderers.
1946 – U themelua UNICEF-i.
1958 – Volta e Sipërme shpalli pavarësinë nga Franca dhe u bë republikë autonome në komunitetin francez.
1961 – Melvin Calvin u nderua me Çmimin Nobel në kimi për procesin e fotosintezës

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Humb jetën një 71 vjeçar aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës

Postimi tjetër

E hëna me mot të ftohtë dhe ngrica lokale

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?

28 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 25 korrik ndër vite?

25 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Postimi tjetër
E entja e acartë, me reshje bore!

E hëna me mot të ftohtë dhe ngrica lokale

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?

28 July 2025
Receta e supës franceze me qepë

Receta e supës franceze me qepë

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu