Partia Demokratike e Kosovës në takimin përmbajtësor të brendshëm ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë, përcjell InLajmi.
Në këtë takim morën pjesë kandidatët e çertifikuar të PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut.
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vullneti i palëkundur i kandidatëve nga kjo parti për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve është akt patriotik.
Postimi i plotë i tij:
Takim përmbajtësor me kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, të çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilët i falënderova për vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokacinë e procesit zgjedhor.
Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje.
Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë!/InLajmi/