Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Ekrem Neziri u plagos mbrëmë në very të vendit gjatë kohës kur po kujdesej për stabilitet dhe qetësi të qytetarëve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte stabile atij u desht t’i nënshtrohej një ndërhyrje në Qendren Klinike Universitare të Kosovës e cila përundoi me sukses.
Pasi zyrtari policor përfundoi operacionin u vizitua nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i cili iu gëzua shëndetit të Nezirit.
Kurti tha se kriminelët duhet të ndiqen e të dënohen e zyrtarët të kryejnë punën e tyre ashtu siq duhet.
Postimi i plotë i tij:
Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen./InLajmi/