Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të tij te Reali, Cristiano Ronaldos.
Në një reagim në rrjetet sociale, tani lojtari i Bashakshehir, Ozil tha se duhet të tregohet më shumë respekt ndaj një legjende siç është Ronaldo.
Ozil kritikoi mediat dhe lojtarët e pensionuar për fjalët e këqija që flasin për Ronaldon, dhe sipas tij, këtë po e bëjnë vetëm për klikime dhe vëmendje
Ai tha se ylli portugez së shpejti mbush 38 vjeç, dhe nuk duhet të jetë befasi që ai nuk shënon më 50 gola në sezon, madje, sipas tij, secili njeri duhet të jetë i lumtur vetëm me faktin se kanë pasur mundësinë ta shohin CR7 duke luajtur futboll për 20 vjet tashmë.
“Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon. Media thjesht po përpiqet të marrë klikime, dhe ish-lojtarët që nuk kanë karrierë më, thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tij të madh dhe të përpiqen ta bëjnë atë të duket keq”, tha Ozil
Ai është së shpejti 38 vjeç, kështu që cila është befasia që ai nuk shënon më 50 gola në sezon?
“Çdo tifoz futbolli atje duhet të jetë i lumtur që e ka parë atë duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vjet. Unë nuk mendoj se dikush nga brezi i ri do të jetë në gjendje të përputhet përsëri me numrat. Ai do të jetë përgjithmonë në kategorinë e tij “,u shpreh Ozil.
Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e sportit…”, reagoi Ozil.
Ronaldo dhe Ozil kanë luajtur së bashku te Reali për tre vite, pra gjatë periudhës 2010-2013, ku funksionuan si dyshe e frikshme për kundërshtarët, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, këto reagime të Ozil vijnë pas kritikave të shumta për Ronaldon për shkak të sjelljeve revoltuese dhe mos-lojës së tij për ish-klubin e tij, Manchester United dhe Portugalinë.