Ish-Ministrja e Punëve të Jashtëm, Meliza Haradinaj-Stublla tha se deri më sot shumë pak është bërë për të siguruar mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e sidomos të atyre që po shërbejnë në veri, përcjell InLajmi.
Ish-kryediplomatja tha se derisa i shohim me krenari dhe jemi falënderues ndaj tyre për punën që po e bëjnë duhet të ndjehemi edhe fajtorë, sepse shumë pak është bërë për mirëqenien e sigurisë së tyre.
Haradinaj-Stublla tha se përveç pjesëtarëve të policisë, duhet të të përgëzohen edhe gazetarët për rrezikun që e marrin përsipër për të raportuar në kohë reale për ngjarjet e sidomos ngjarjet në Mitrovicën e Veriut.
Regaimi i kryediplomates, vjen pasi në veri janë sulmuar pjesëtaret e Policisë së Kosovës dhe ekipi i gazetarëve.
Postimi i plotë i saj:
Kur ne shohim nga rehatia e shtëpisë pamjet e Policisë së Kosovës në veri, përveç krenarisë e falënderimit, duhet të ndihemi edhe fajtorë se sa pak është bërë deri sot për sigurimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj!
Mirënjohje edhe gazetarëve për raportim në kohë reale!/InLajmi/