Veprime të pazakonshme por jo që nuk i kemi parë edhe në raste të tjera në seancat e Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë herë me kreativitetin e saj deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një “dhurate” përçoi mesazhin e të larguarve nga puna padrejtësisht për kryekuvendarin Glauk Konjufca, raporton InLajmi.
Deputetja Musliu i dhuroi Konjufcës një shall që sipas saj simbolizon largimin e punëtorëve nga vendet e tyre të punës e që ajo tha se nga gjithsej 90 të pushuar 50 prej tyre janë gra.
Deputetja e “këshilloi” të parin e legjislativit t’i presë të larguarit nga puna në takim dhe të konsultohet me to.
“Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha deputetja Musliu./InLajmi/




















