Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar të mërkurën ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga LDK në këtë takim u diskutua situata aktuale në Kosovë dhe situatën në veri të vendit gjithashtu kanë biseduar edhe për procesin e dialogut.
Abdixhiku i ka bërë të ditur shqetësimin e LDK-së për situatën aktuale në veri dhe ka ritheksuar qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Ai gjithashtu ka falënderuar Francën për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë duke shtuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Franës dhe miqve të saj.
Njoftimi i plotë nga LDK:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj./InLajmi/