• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Artan Zymberi refuzoi të marrë trajtim mjekësor, kështu “arsyetohet” Ministria e Drejtësisë së Serbisë

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
7 December 2022
në Rajon
0 0
0
Artan Zymberi refuzoi të marrë trajtim mjekësor, kështu “arsyetohet” Ministria e Drejtësisë së Serbisë
0
SHPERNDARJE
101
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit, i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998, shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej 3 vjetësh e 8 muajsh, për veprën penale prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Atij, më parë, i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, po ashtu në Sremska Mitrovicë, ku ndodhej që nga 29 prilli i vitit 2021.

Nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek arrestimi i tij në Serbi.

Ministria serbe tha se kur Zymberi është marrë në mbajtje, ka deklaruar se është duke u trajtuar nga një “lloj i caktuar i sëmundjes”, por ajo tha se nuk mund të specifikojë më shumë, për shkak të Ligjit për të dhënat dhe mbrojtjen personale dhe Ligjit për kujdesin shëndetësor.

Ministria, po ashtu, tha se Zymberi nuk ka pasur me vete dokumentacion mjekësor, por se është kontrolluar disa herë nga mjeku dhe se, në bazë të gjendjes që kishte, merrte terapi adekuate.

Ministria serbe tha se ai kishte kujdes të plotë mjekësor dhe kontroll të rregullt.

Sipas saj, Zymberi, gjatë vuajtjes së dënimit, ishte referuar disa herë në një spital special të burgut në Beograd.

Ai u tha se ka refuzuar mjekimin dhe ushqimin në disa raste.

Për herë të fundit, ai ka qëndruar në këtë spital special nga 28 korriku deri më 17 shtator të këtij viti.

Pas kësaj periudhe, ai u kthye në burg në Sremska Mitrovicë me udhëzimin për terapi dhe trajtim të mëtejshëm, të cilin ky i dënuar me vendosmëri e refuzoi.

“Me të dënuarin është diskutuar disa herë se duke refuzuar terapinë, me dashje rrezikon shëndetin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë serbe të Drejtësisë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, mjeku ka konstatuar vdekjen e Zymberit më 27 nëntor, në ora 07:15, në shtratin e tij në burgun e Sremska Mitrovicës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë bëri të ditur se është njoftuar për vdekjen e Zymberit në burgun në Serbi, por shtoi se për çdo pyetje për rrethanat e vdekjes, duhet drejtuar autoriteteve serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha se ka kërkuar informacione lidhur me rrethanat e vdekjes së Zymberit nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

“Deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë, me të cilën e konfirmojnë rastin”, tha MPJD.

Lidhur me këtë rast, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë, u njoftua edhe policia serbe, e cila ka kryer një hetim dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë.

Kjo e fundit urdhëroi që trupit t’i bëhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Novi Sad. Gjetjet e autopsisë u dorëzuan në prokurori, por, aktualisht, nuk janë të qarta për publikun.

Përfaqësuesi ligjor, si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi u informuan për vdekjen e Zymberit. Familja e mori trupin e tij më 6 dhjetor, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë.

Familjarët e të ndjerit thanë se atyre nuk u është dhënë mundësia ta takojnë apo kontaktojnë Zymberin. Por, Ministria serbe tha se i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat e përhapura nga individë përmes rrjeteve sociale për këtë rast.

Shtohet se Zymberin e kanë vizituar përfaqësues të Ambasadës norvegjeze në Beograd. Asaj iu drejtua burgu në Sremska Mitrovicë për të ofruar mbështetje psiko-sociale, pasi Zymberi nuk kishte pranuar të komunikonte me punonjësit e institucionit, e as me mjekun dhe të tjerët.

Tags: Ambasada e NorvegjiseMinistria e Punëve të Jashtme dhe DiasporësSerbia
Postimi i mëparshëm

Ramabaja: Vuçiq imitator i “moderuar” i Millosheviqit

Postimi tjetër

Presidenti i Ukrainës shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Të ngjajshme Postime

Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u zhduk në lumin Mat
Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i 68-vjeçarit që u zhduk në lumin Mat

1 August 2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen
Shqipëri

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

28 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Rajon

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
Shqipëri

Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

24 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit
Shqipëri

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
Shqipëri

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

22 July 2025
Postimi tjetër
Presidenti i Ukrainës shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Presidenti i Ukrainës shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu