Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe vazhdojnë ta mbështesin edhe tani kur ai udhëheq me kryeqytetin, përcjell InLajmi.
Këtë të mërkure u shënua një vjetori i emërimit të tij si i pari i kryeqytetit dhe ai zgjodhi t`iu drejtohej qytetarëve me një falënderim të veçantë.

Rama tha se fillimet janë gjithmonë sfiduese, por me energji positive dhe përkushtim gjithçka mund të arrihet.
Ai shtoi se ka shumë projekte, me të cilat mendon se do ta transformojnë Prishtinën dhe do të ndikojë në përmirësimin e jetës së secilit.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Udhëtuam plot një vit së bashku prej ditës që ma dhatë votëbesimin për të qenë kryetar i Kryeqytetit.
Fillimet janë plot sfida, të cilat vetëm me dedikimin, energjinë dhe punën e pandalshme të krejt ekipit, i kapërcyem për të vënë në rrugën e duhur projektet dhe planet për transformimin e Kryeqytetit dhe përmirësimin e jetës së gjithësecilit.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme🙏 /InLajmi/





















