Eroll Salihu, ish-sekretari i FFK-së ka thënë historia e jetës së 2 futbollistëve kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri është shumë e komplikuar sesa që është repezantuar.
Salihu në Politiko në Kanal10 tha se përkrahja ndaj 2 futbollistëve duhet të jetë e njëjtë me atë që kemi për këngëtarët shqiptare me famë botërore siç janë, Dua Lipa, Rita Ora e Bebe Rexha.
E njëjta ndjenjë krenarie, sipas tij duhet të jetë edhe për Xhakën e Shaqirin kur luajnë për ekipin e Kombëtarës së Zvicres.
“Nuk e dini mirë situiatën e Xhakës e Shaqirit. Është shumë më e komplikume sesa mendoni. Të trija këto vajza janë të Prishtinës, ndoshta ne nuk jemi më të mirët në futboll të femrave, ama këndojmë më së miri. Pse po krenohemi me Dua Lipën, Rita Orën e Bebe Rexhës e me lojëtarët tanë jo. Këta djem janë krenari për neve. Këta kanë sakrifikuar për të arritur atje, cka ka bë shoqëria kosovare për ta?”.