Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu në vizitën e tij në parlamentin e qytetit të Hamburgut ka takuar deputetët të Bundestagut dhe përfaqësuesit rajonal të Republikës së Hamburgut, përcjell InLajmi.
Abdixhiku në këtë vizitë ka takuar deputetët e Bundestagut Christopj Ploß, Franziska Hoppermann, Christoph de Vries , David Erkalp poashtu edhe sekretaren shtetërore të Republikës së Hamburgut, Almut Möller.
Ai tha se komuniteti shqiptar në këtë rajon vazhdon të lë gjurmë të suksesit të jashtëzakonshëm, përderisa deputetët nacional në Bundestag janë adresë e përhershme e çështjes së Kosovës të cilët ai i ka ftuar për vizitë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në ndërtesën e Senatit dhe Parlamentit të qytetit të Hamburgut, pata nderin e veçantë të takohem me deputetë të Bundestagut nga ky rajon dhe përfaqësues rajonal të Republikës së Hamburgut.
Takova deputetët e Bundestagut Christoph Ploß, njëkohësisht raportues për Kosovën në CDU; deputeten Franziska Hoppermann dhe deputetin Christoph de Vries; si dhe anëtarin e Parlamentit të Hamburgut deputetin David Erkalp. Në takim të ndarë takova dhe deputetët e Partisë së Gjelbër, Dr. Till Steffen dhe Jennifer Jasberg, shefe e të gjelbërve në Hamburg. Këtu u prita dhe nga Sekretarja Shtetërore e Republikës së Hamburgut, znj Almut Möller.
Komuniteti shqiptar në këtë rajon dhe këtë shtet zhvillimor vazhdon të lë gjurmë të suksesit të jashtëzakonshëm; përderisa deputetët nacional në Bundestag janë adresë e përhershme e çështjes së Kosovës. Ata i ftova për vizitë në Kosovë./InLajmi/