Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim ndihmës adminstratoren e USAID-it Erin E. McKee, raporton InLajmi.
Kurti është shprehur mirënjohës ndaj ndihmës që USAID-i i ka dhënë Kosovës.
Ai theksoi se rritja dhe zhvillimi i Kosovës janë dëshmi për partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.
Kurti tha se SHBA-të ndajmë të njejtat vlera, duke theksuar se me popullin amerikan ndajmë të njëjtat bindje për liri e demokraci.
Ndihma e USAID-it për Kosovën deri më sot kap vlerën mbi 1 miliard dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë të re si shtet dhe secilin sektorë të zhvillimit të vendit tonë. Për secilin dollarë ne jemi mirënjohës si popull, si vend dhe si institucione. /InLajmi/