Duka i Sussex, Prince Harry ka befasuar fëmijët me një mesazh të veçantë për Krishtlindje, teksa ishte veshur si Spiderman, transmeton InLajmi.
Princi Harry veshi kostumin e superheroit për të regjistruar një video për “Scotty’s Little Soldiers”, një organizatë bamirëse e dedikuar për mbështetjen e fëmijëve jetimë.
Organizata postoi një video duke zbuluar surprizën, me një fotografi të dukës me një kostum të plotë të Spiderman dhe mbishkrimin: “Gjeni me mend se kush qëndron pas këtij kostumi dhe ka regjistruar një mesazh shumë të veçantë për anëtarët e Scotty?”
Në videon, e cila iu shfaq anëtarëve të “Scotty’s Little Soldiers” në festën e tyre vjetore të Krishtlindjeve, Harry mban maskën e tij deri në fund, shkruan Independent.co.
Ai u uroi mirëseardhjen anëtarëve në ngjarje në mesazhin e regjistruar. /InLajmi/