Ka përfunduar ndeshja në mes Zvicrës dhe Serbisë, ku ekipi zvicëran ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në kupën e botës, ndërsa ai serb është eliminuar, shkruan InLajmi.
Zvicra me rezultat 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Botës.
Realizator i golës së parë ishte Xherdan Shaqiri në minutën e 20-të të ndeshjes
Por pas disa minutash Serbia u rikthye me 2 gola nëpërmjet Mitrovic dhe Vlahovic në minutat 26 dhe 35.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Embolo ka barazuar rezultatin dhe në fillimet e pjesës së 2-të ishte Freuler i cili e kaloi Zvicrën në epërsi duke siguruar kualifikimin si e 2-ta në grup./InLajmi/