S.H, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij shtatzënë H.G, ka tentuar vetëvrasjen sot gjatë ditës në shtëpinë e tij në Davidovc të Shtimes.
Ai nuk iu dorëzua forcave policore që e kishin lokalizuar vendndodhjen e tij, duke tentuar t’i japë fund jetës së tij me armë zjarri, që fillimisht nga ministri Xhelal Sveçla dhe nga Policia u tha se ai e kishte vrarë veten.
Emergjenca e Shtimes u angazhua që ta nisë atë menjëherë për në Emergjencën e QKUK-së.
Por më vonë, u tha se kishte shenja jete gjatë rrugës për në QKUK.
Kështu deklaroi kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, tha Jashari për Klankosova.tv
Ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në Qendrën Emergjence.