Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë të mërkurën në oborrin e QKUK-së ka ngjallur reagime të shumëta në vend.
Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha ka kritikuar qasjen e institucioneve të vendit, duke filluar nga Policia e Kosovës për mosseriozitetin e rasteve kur gratë që kanë përjetuar dhunë i kanë raportuar ata në polici.
Policët e Kosovës nuk janë as të trajnuar për këto raste, dhe të njëjtit tallen me viktimat e dhunës, tha Luzha në Politiko.
“Ne po flasim për përgjegjësinë, për rastet kur një grua e raporton rastin në polici, e policia u thotë “hajt shko, se burrë e ke, s’ka çka të bënë, siç ishte rasti i Ndrecajt në Gjakovë. Ka pasur në vazhdimësi shenja se ajo do të përfundojë me vrasje, por s’kemi pa veprime. Kemi pasur raste kur gjyqatrët për rastet e ngacmimit dhe dhunimit i kanë liruar njerëzit nga paraburgimi me rrethana lehtësuese. Këtu përgjegjësinë e ka shteti, institucionet, policia për moskryerjen e punës, gjykatat, prokurorët. Në çdo vit kur ka ndodh, ai ministër ai drejtor i policisë, që ka qenë përgjegjës dhe asnjëheri s’ka dhënë dorëheqje”, tha Luzha