
Adhuruesit e artit skenik në qytetin e Ferizajit, mbrëmë patën rastin të përcjellin premierën e dramës “Lufta e gruas”, të autorit ferizajas Ibush Arifi, në regji të prof. Afim Selimi, shkruan InLajmi.

“Lufta e gruas”, është një tekst mes komedisë dhe dramës së aksionit, e që në konkursin e dramës origjinale shqipe, “Katarina Josipi” 2019, nga juria profesionale u shpërblye me vendin e 2-të.

Publiku që kishte mbushur sallën e teatrit profesionist, “Adriana”, në Ferizaj, mbrëmë pati rastin të përcjell një lojë të shkëlqyer të aktorëve në skenë.
Falë konceptit të qëlluar regjisorial, nga Prof. Agim Selimi, i cili i kishte mëshiruar aktoret në skenë me një lojë të shkëlqyer kolektive dhe në zbërthimin traumave, dëshprimeve dhe herë-herë të shpërthimeve të personazheve, duke i dhuruar publikut në sallë një lojë tĕ bukur skenike. Edhe skenografia dhe kostumografia, idejuar nga Eleneora Gagica, skenografia nga Bekim Korça, si dhe përzgjedhja muzikore nga Agron Shala, ishin në funksion tē shfaqjes, që gjatë u duartrokit nga publiku në sallë. Osman Goranci/InLajmi/