Trailer-i i dokumentarit të ri të Meghan Markle dhe princit Harry është këtu dhe paraqet gjithë jetën, dashurinë dhe ecurinë e shtatzënisë së Meghan.
Në fillim të traler-it, një pyetje shfaqet dhe çifti i famshëm pyetet se pse po publikojnë këtë dokumentar, e më pas shfaqen imazhe ekskluzive të shtëpisë së çiftit mbretëror, arredimi i shtëpisë, si dhe pjesëza nga jetesa e tyre.
“Askush nuk e di se çfarë ndodh në prapraskenë. Më duhej të bëja gjithçka për të mbrojtur familjen time”, shprehet Harry në dokumentar.
Gjithashtu, ka edhe pamje të princit William dhe princeshës Kate Middleton, duke shtuar ose eliminuar thashethemet dhe dëshmitë e një krisjeje me pjesën tjetër të familjes mbretërore, transmeton Anabel Magazine.
Tani, presim të shohim gjithë dokumentarin, që të kuptojmë këndvështrimin dhe përvojat e çiftit mbretëror më të njohur dhe më të komentuar.
Trailerin e plotë mund ta shihni këtu.