Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Siç bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrisë për komunikim me publiku, kryeministri Kurti e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Ndryshe, Rashiq është politikan serb nga Kosova, që e pranon shtetin e Kosovës, pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Ai gjithashtu ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. /InLajmi/