Analisti, Dorajet Imeri, vlerësoi se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe për një periudhë të gjatë.
E kjo sipas tij, vije si pasojë e disa rrethanave politike në vend.
“Kosova nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe në të ardhmen e parashikueshme. Kosova madje do e ketë shumë të vështirë të anëtarësohet për shumë vite, e kjo për shkak edhe të disa rrethanave politike në vend. Prandaj, si proces do jetë tepër i vështirë dhe afatgjatë”, deklaroi Imeri
Gjithashtu, Imeri më tej tha se Kosova ndoshta vitin e ardhshëm mund të kalojë në disa hallka të brendshme të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Prandaj, anëtarësimi potencial i Kosovës në Këshillin e Evropës, do të ishte tepër i rëndësishëm për konsolidimin e shtetësisë”, u shpreh Imeri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar së dhejtor të këtij vitit do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE.