Politologu Dritëro Arifi, ka thënë se çështja e liberalizimi të vizave për Kosovën është punë e kryer.
Ai duke komentuar vendimin e ambasadorëve të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian, ka thënë se nuk pret ndonjë kusht specifik.
Arifi ka thënë se kjo çështje nuk mund të ndërlidhet as me zhvillimet në dialog.
“Është punë e kryer, sepse kjo është shkalla e 5-të ku votojnë ambasadorët dhe më pas mbahet ai takimi trelateral. Nuk besoj që do të ketë më ndonjë kusht specifik, as në lidhje me dialogun”, ka thënë ai në emisionin ”Këndi i Debatit” në Tëvë1
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më së largu më një janar të vitit 2024