ZëvendësMinistri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë njëherit dhe zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka ironizuar me atë se ku duhet të mbahet takimi duke sugjeruar të mbahet në shtëpinë e Titos, në fshatin Kumrovc.
Cakolli ka thënë se vend ideal për takim do të ishte shtëpia e lindjes së Titos, pastaj ajo marrëveshje do të njihet si “Marrëveshja e Kumrovcit”, shkruan InLajmi.
“Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV-në nga LDK’ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës./InLajmi