Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, reagon ndaj kërcënimit publik që i është bërë analistit politik Halil Matoshit, ndërsa kërkon që institucionet e rendit të veprojnë në të tilla raste, përcjell InLajmi
Çitaku tha se dhuna dhuna verbale i paraprinë asaj fizike duke e justifikuar të 2-tën.
Ish-ambasadorja, thekson se tashmë dukuria e linçimit në publik është bërë gjë normale dhe këtij diskursi tha ajo duhet dhënë fund me veprimet nga organet e rendit.
Postimi i plotë i saj:
Dhuna nuk fillon me shkrepje plumbi. Dhuna verbale apo ajo që njihet si vrasja e karakterit (character assassination) i paraprinë dhunës fizike, si instrument për ta justifikuar të 2-tën.
Tash e një kohë në diskursin tonë publik është normalizuar dhuna dhe linçimi. Me lehtësi të padurueshme, madje edhe nga foltorja e Kuvendit, njerëzit janë shpallë kriminelë dhe tradhtarë.
Institucionet e rendit duhet urgjentisht të reagojnë ndaj kërcënimit publik që iu bë Halil Matoshit./InLajmi/