Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka komentuar në Info10 shkaktarët e rënies së importit me Shqipërinë.
Ai ka vlerësuar se sa i përket këmbimit tregtar me Shqipërinë, sa jemi afër aq edhe larg, kjo pasi sipas tij, është krijuar mosbesim nga 2 shteteve.
“Nuk jetohet nga spektaklet me fotografia. Jemi shumë afër dhe larg sa i përket këmbimit tregtar e bashkëpunimit ekonomik. Është koha kur duhet të shlirohemi nga e kaluara. Na presin sfida ekonomike. Është krijuar një mosbesim nga Kosova e Shqipëria”, tha Gërxhaliu.
Ai ka madje ka kritikuar edhe liderët kosovar dhe ata nga Shqipëria për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet 2 vendeve, shkruan Gazeta10.
“Ditëve të fundit, muajve të fundit Kosova, ka qenë e nevojshme që një politikan i nivelit të lartë nga Shqipëria dhe të kuptoj populli i Kosovës, se Shqipëria është me ne. Duhet të jemi më konkret dhe të mos e vendosim patriotizmin folklorik do t’i përshpejtoj proceset integruese, por të kuptohet çka ëshhtë e keqe për Serbinë, e çka për Kosovën. Roli i Shqipërisë këtu është vendimtar. Duhet të ndryshohet e kaluara, të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik”, tha Gërxhaliu.