Pak orë përpara koncertit, artistja Dua Lipa ka dhënë një konferencë për mediat, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.
Krahas performancës në Tiranë, turneut e projekteve të reja, 27-vjeçarja në një moment u vu paksa në siklet.
Ajo kishte pranuar edhe një pyetje për jetën personale, duke qenë se mori tani nënshtetësinë shqiptare.
“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua autores së “New Rules”.
E njëjta e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.

“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo, jo s’po di. Nuk kam përgjigje. Po hyn thellë tani”, tha ajo, shkruan zëri.info
Dua ka qenë e komentuar për disa romanca dashurie. Ajo për më shumë se një vit ishte me modelin Anwar Hadid.