Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu dhe anëtari i kësaj partie, Sami Lushtaku, ditën e hënë, në ditën e festës së flamurit kanë vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Hagë, përcjell InLajmi.
Deliu tha se pritja në familjen e ish-presidentit Thaçi ishte e ngrohtë dhe se babai i tij akoma vazhdon të qendrojë i fortë dhe krenar për të birin.
Ajo shtoi se Haxhi Thaçi ka besim të plotë se krerët e UÇK-së do të kthehen triumfues në atdhe, ashtu siç ishte edhe lufta e tyre për çlirimin e vendit.
Postimi i plotë i saj:
Për nder të Festës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-se dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi.
Me zemrën plotë dhe me ngrohtësinë e një burri të madh na priti babai i presidentit, baca Haxhi.
I fortë dhe shumë krenar për të birin dhe bashëluftëtarët që e udhëhoqen Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë, baca Haxhi është i bindur në kthimin e tyre triumfues, ashtu siç ishte e pastër dhe e drejtë, lufta për çlirim. /InLajmi/