Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në terasen e ndërtesës së Kuvendit Komunal të Preshevës të hënën nguliti flamurin kombëtar, në ditën kur Shqipëria e Kosova bashkë po festojnë 28 nëntorin , Ditën e Flamurit, dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Pra festës kombëtare në Kosovë e Shqipëri në mënyrë simbolike i’u bashkuan edhe qytetarër preshevar, me flamurin kombëtar në komunë edhe pse kjo gjë me ligjin e Serbisë i’u ndalohet.
Por, pavarsisht ndalesës ata sfiduan ligjshmërinë sepse edhe shqiptarëve në Preshevë zemra iu rrah shqip.
Postimi i plotë i tij:
Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! Sot, në Preshevë valon Flamuri më i bukur në botë. Gëzuar 110 vjet Pavarësi!/InLajmi/